Transmetuar më 24-01-2022, 12:52

Një ekzekutim për hakmarrje ka ndodhur në fshatin Manati të Lezhës.

Burime nga policia vendore shprehen se menjëherë pas marrjes së njoftimit për krisma armësh në fshatin Manati, ka shkuar në vendngjarje, ka identifikuar dhe arerstuar autorin e dyshuar për vrasjen e një personi.

Burime për Noa.al informojnë se rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta 17 vjeçari Florian Pervathi dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lekë Gjonaj 65 vjeç, banues në Manati, Vrasja dyshohet se është kryer për gjakmarrje.

Mësohet se vëllai i viktimës kishte vrarë me armë zjarri babanë e autorit në vitin 2009.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet adoleshenti kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.