Transmetuar më 24-01-2022, 12:41

Përditësuar.

Një vrasje ka ndodhur rreth orës 12:00 në qendër të fshatit Manati të Lezhës.

Viktima është identifikuar si Lekë Lekgjonaj, rreth 65 vjeç. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Ndërkohë mësohet se autori i identifikuar si Florian Përvathi është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar vrasjen duke thënë se mori hak për vrasjen e babait të tij.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.