Transmetuar më 24-01-2022, 11:15

Aktivistët kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla. Ata kanë ftuar qytetaret për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor.

“Ngrohësja 3D e Ministrisë” duket se është simboli i protestës. Ata kanë lënë disa ngrohëse të thjeshta në oborrin e Ministrisë së Arsimit këtë të hënë që përket me Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Nuk është hera e parë që aktivistët kanë dalë në protesta paqësore, duke e cilësuar të dështuar sistemin arsimor në vend.

Të gjithë nxënësit janë pushim për tre ditë për shkak temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.

Gjithashtu njëri prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur është lejuar të qëndrojë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.