Transmetuar më 24-01-2022, 09:31

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi mbetet një personazh mjaft aktiv në media e rrjete. Ai spikat, jo vetëm si reper, por edhe edhe për qëndrimet politike të tij.

Së fundmi ai ka deklaruar se fiton sa katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Në një emision ai sqaroi të gjithë vullnetin e tij për mbështetjen që e bën për Sali Berishën.

Në rrëfim e sipër reperi tha se ai fiton sa katër deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se mbështetjen për Berishën e bën për dëshirë dhe jo për përfitime personale.