Transmetuar më 23-01-2022, 22:58

Shtojzovallet ishte emisioni veror që zgjati 2 sezone. Programi udhëtoi në të gjithë Shqipërinë për të përzgjedhur velinat e “Fiks Fare”.

Mes tyre ishin Olta Gixhare, një aktore tepër e njohur sot, Marina Vjollca, moderatore dhe Xhensila Pere e Fjorentina Halili, të cilat u bënë të njohura nga pjesëmarrja në Big Brother.

Siç shihet dhe nga fotot, vajzat kanë qenë shumë të reja në moshë, e padyshim larg kurimit me të cilin i shohim sot në ekran.

Për të parë ndryshimin e tyre gjatë viteve, shfletoni galerinë.