Transmetuar më 22-01-2022, 14:29

Moderatorja Eni Vasili ka bërë një përmbledhje të vitit 2021 duke publikuar një video ku tregohet momenti kur ishte në pritje të binjakëve deri kur u bë nënë.

Nga shtatzënia tek momentet e para me të bijat, e më tej me momentet speciale të paslindjes, ajo ka publikuar fotot që nuk ishin publikuar më parë, duke pranuar se viti 2021 ka qenë më i bukuri për të.

Gazetarja u bë nënë për herë të parë e dy vajzave Nikol dhe Sofi.