Transmetuar më 21-01-2022, 22:58

Pas eleminimit të Dagzit nga shtëpia e Big Brother Vip, ku doli në nominim përballë Einxhelit, ka krijuar debate të forta sidomos mes moderatores dhe Donaldit. Einxhel u shpreh e zhgënjyer nga ai sepse nuk shpëtoi shokun e tij, Dagz, nga nominimi por një banor të ri, Tanin.

Në debat e sipër në spektaklin e sotëm mes Einxhel dhe Donaldit ndërhyri edhe Beatrix. Në këtë moment Einxhel bën një tjetër deklaratë të fortë duke akuzuar Donaldin se po e përdor Beatrixën.

“Ti ku e di, ai edhe ty mund të të ketë përdorur”, tha Einxhel, që e la Trixën shumë të çuditur.

Sakaq, Dagz nga studio tha se nuk priste asgjë nga askush, as nga Donaldi. Ai tha se jashtë mund të jetë mik me këdo, pasi gjërat ndryshojnë brenda dhe jashtë, dhe në shtëpi të gjithë janë të fokusuar në lojë.