Transmetuar më 20-01-2022, 08:11

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, banorët tregojnë edhe histori nga e kaluara e jetës së tyre.

Arjola Demiri ka shumë për të thënë. Ajo ka ndarë shumë histori nga jeta e saj, duke nisur nga ndarja me bashkëshortin, emigrimi në Suedi me fëmijët dhe peripecitë në karrierën e saj si aktore.

Së fundmi, Arjola i ka rrëfyer Einxhelit paragjykimet me të cilat është hasur për shkak të profesionit të saj. Ajo i ka treguar se një puthje me aktorin e njohur, Bujar Asqeriu kishte shkaktuar debat në familjen e saj.

“Bëra filmin ‘Njerka’, puthesha me Bujar Asqeriun. Shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë… Ne jemi shumë të lidhur. I thashë mamit se ky është profesion, ka edhe më keq”, është shprehur ndër të tjera Demiri.