Transmetuar më 17-01-2022, 18:01

Turqia e ka mbështetur pa kursim Shqipërinë. Kjo u duk edhe në vizitën e sotme të Presidentit Erdogan ku u nënshkruan 7 marrveshje të rëndësishme. E vetmja kërkesë e Erdogan ishte për FETO. Sipas Erdogan, kjo organizatë terroriste i ka lyer durat me gjak. iste, FETO, për të cilën tha se i ka lyer duart me gjak dhe se Fakti që gjen fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla të Shqipërisë, e lëndon thellë popullin turk.

Erdogan: I qëndrojmë pranë Shqipëri dhe i kushtojmë një rëndësi të veçantë objekteve të kulturës. Ministrat tanë të kulturës mund të takohen dhe të diskutojnë. Ne ministrinë e turizmit dhe kulturës i kemi në një ministër. Shpresoj që sot të përurojmë edhe një institucion tjetër, që është xhamia e Et’hem Beut. Krahas të qenit një qendër kulturore dhe historike, xhamia është një trashëgimitë më të rëndësishme të Tiranës. Së bashku me Edi Ramën sot i pamë në detaje marrëdhëniet tona dypalëshe.

Po ashtu në takimet tona diskutuam edhe luftën nga organizatës terroriste FETO që në vitin 2016 tentoi një grusht të dështuar shteti kundër demokracisë tonë. Ne e mposhtëm këtë akt terrorist falë rezistencës së popullit t0në, por patëm 251 persona të vrarë mizorisht nga njerëzit e FETO-s. Kjo strukturë i ka të lyer duar me njerëz të pafajshëm dhe përbënë një kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend ku është e pranishme. Fakti që gjen fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla të Shqipërisë, e lëndon thellë popullin tonë. Pritshmëria jonë është që të merren hapa më konkretë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri.