Transmetuar më 17-01-2022, 12:44

Presidenti turk është duke zhvilluar vizitën në Shqiopëri.

Pjesë e axhendës ishte edhe vizita e Erdogan në shtëpitë e ndërtuara për të dëmtuarit nga tërmeti në Laç.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kryeministri Rama ka komplimentuar presidentin Erdogan, jo vetëm për ndihmën e dhënë, por edhe si një burrë shteti në rrafshin ndërkombëtar.

“Mbaj mend që Erdogan më ka thënë: Dëgjo këtu Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën tonë. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që t’i të jesh vëllai im dhe unë do të të them vëlla atëherë kur si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mik të Erdogan.

I kam takuar të gjithë burrat e shteteve për shkak të detyrës dhe janë kurioz se ç’është kjo miqësi me Erdogan. Priren ta shijkojnë këtë si një çështje konspiracioni. Jo Turqia otomane, jo xhamitë, jo aspiratat e Presidentit etj etj. Kurse përgjigja ime është shumë e thjesht presidentit Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.” -tha Rama