Transmetuar më 16-01-2022, 13:06

Berisha është duke zhvilluar takim në Shkodër. Ai po merr pjesë në 31 vjetorin e themelimit PD në qytetin verior.

Mes të tjerash ai tha se 8 janari është vetëm fillimi.

Pjesë nga biseda:

Thirrja ime për partnerët tanë ndërkombëtarë, ky është një revolucion paqësor, por i pandalshëm. Demokratët më 8 janar kërkonin atë që do bënte çdo polici e një vendi të lirë, të nxirrte nga shtëpia e tyre bandidët që kishin hyrë në shtëpinë e tyre. Çfarë kërkonim ne më 8 janar? Se 8 janari është vetëm fillimi. Ne nuk do të ndalemi deri në fitoren tonë.

Atë seli do ta çlirojmë nga blindet dhe bandat e turpshme. Mos keni mëdyshje. Kurrë ne nuk japim pluralizimin, kurrë ne nuk japim demokracinë, kurrë ne nuk japin PD, kurrë ne nuk shkelmojmë interesat e Shqipërisë. Ndaj edhe ju ftoj, nga kjo ditë, flakën, dritën e këtij revolucioni ta cojmë në cdo vatër shqiptare, të rikthejmë edhe njëherë fitoren plebishitare të vitit ’92.