Transmetuar më 16-01-2022, 11:44

‘Turp turp’, ‘Rroftë Sali Berisha’, ‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’, ‘Basha ik’.

Këto janë thirrjet e mbështetësve të ish kryeministrit në Fier, ku ka mbërritur Lulzim Basha për takimin me demokratët.

Aty ndodhen edhe forca policie që duket se janë në gatishmëri për cdo përplasje të mundshme.

Pak nga pak vihet re ndarja e mbështetësve pasi nga ana e prefekturës janë mbështetësit e Luan Baçit ndërsa tek hyrja e Teatrit Bylis janë mbështetësit e Bashës.

Ndër të tjera, mbështetesit e Berishës mbajnë në duar banderola dhe thërrasin “Basha ik”, “Basha na ka prerë në besë”, “Demokratët të bashkohen”, “Këtë që na ka bërë Basha nuk na e ka bërë as Enveri”.

Nga ana tjetër Berisha ka mbërritur në Shkodër për një takim me qytetarë dhe simpatizantë në Pallatin e Sportit për të përkujtuar 31 vjetorin e krijimit të PD në këtë qark.