Transmetuar më 15-01-2022, 13:07

Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në Kongresin e Rinisë së PS. Në fjalën e tij ai u ndal mes të tjerash edhe në ngjarjet e 8 janarit.

“Ajo ato që pamë pak ditë më parë në 8 janar, asnjë km larg nga këtu te oborri i një partie që u kthye në shesh xhirimin e një realityshow. Me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta dhe godinë e kthyer në kështjellë.

Disa luftonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar. Gjëra të paimagjinuara që po ndodhin gjithnjë edhe më shumë në vende të ndryshme dhe situata të ndryshme”, tha Rama.

Rama këshilloi të rinjtë që asnjëherë të mos qëndrojnë larg politikës.

“Jo më kot është thënë shpesh por i pari e ka thënë Aristoteli se politika është ajo që e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. është një kafshë politike. Njeriu është e vetmja kafshë politike. Ishte politika që u dha mundësinë njerëzve të krijojnë bërthamën e parë të shoqërisë deri në formimin e shtetit“, shtoi Rama.