Transmetuar më 14-01-2022, 12:19

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Sali Berishës, ka publikuar në Facebook pamjet e një proteste në Rumani.

Disa vite më parë, protestuesit hodhën në koshin e mbeturinave një politikan që e akuzonin si të korruptuar.

Krahas videos, Nishani shkruan se këto skena do t’i shohim edhe qyteteve të Shqipërisë dhe se shqiptarë do të hedhin në kosh ‘simbolet e tradhtisë’.

"Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë. Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhtisë", shkruan ai.

Nishani, mbështetës i Berishës, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Bashës, megjithatë nuk është e qartë nëse ky mesazh në Facebook ishte një paralajmërim për kryedemokratin.