Transmetuar më 13-01-2022, 21:19

Mjeku Kita Sallabanda, është shprehur se varianti “Omicron” nuk mund të krahasohet me gripin sezonal, pasi janë dy gjëra të ndryshme.

Në një intervistë televizive, Sallabanda është shprehur se gripi nuk lë pasoja më pas, ndërsa Covid-19 po.

"Gripi dhe Omicron edhe pse klinikat janë të përafërta, nuk mund të mendohet se Omicron të kthehet në një grip komplet. Ka dy karakteristika të veçanta:

E para përhapet shumë më shpejt se gripi, e dyta, ka shkaktuar shumë mortalitet se gripi. Omicron ose Covid-19 shkakton atë që quhet sindromi i Covid. Unë kam shumë të sëmurë që kanë kaluar që më vijnë me dhimbje koke dhe nuk e dinë se nga e kanë. Gripi nuk lë sindroma post-gripi, ndërsa  Covid-19, të lë me sindroma", ka thënë mjeku.

Ai thotë se është ndeshur me njerëz që pasi kanë kaluar Covid-19, kanë harruar të shkruajnë dhe të lexojnë.

"Kam parë njerëz që kanë harruar të shkruajnë, të lexojnë, që humbasin memorien. Kanë dhimbje koke. Nuk mund të krahason gripi me Omicron. Ata njerëz që e krahasojnë duhet të ketë përgjegjësi klinike", u shpreh më tej Sallabanda.