Transmetuar më 30-12-2021, 20:53

Një nga gjërat me të cilat merremi me nisjen e vitit të ri është heqja e kileve të tepërta që marrim gjatë festave të fundvitit.

Tryeza e darkës së ndërrimit të viteve shndërrohet në një “bombë” kalorish. Por nutricionistët na vijnë në ndihmë me disa këshilla.

Arlinda Garuci, nutricioniste shprehet: Është mirë që vaktet të hahen si normalisht, këto ditë. Jo të qëndrosh gjithë ditën me një smoothy apo lëng selinoje apo limoni. Darka e madhe është mirë të niset me sallata, perime, qofte me bazë perimesh, jo mishi.

Kujdes me byreckat, brusketat. Në mënyrë që t’i lëmë vend në stomak mishit të gjelit me përshesh apo oriz. Mishi i gjelit të detit ka proteina dhe pak yndyrë.

Kujdes me bakllavanë që nuk mungon në tryezë. Ka shumë karbohidratë, gjalp. Pijet alkoolike me tepri dëmtojnë aparatin tretës. Si përfundim hani nga të gjitha dhe nga pak.