Transmetuar më 22-12-2021, 12:03

Keni ngrënë sushi në pjata por jo mbi trupin lakuriq të një femre!

Dy restorante në Kroaci kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për servirjen e ushqimit.

Bëhet me dije nga se restorantet të cilat ndodhen në Split të Kroacisë, ofrojnë sushi të servirur mbi trupin e femrave lakuriq.

Ky shërbim i pazakontë ofrohet në restorantet “Olive Tree” dhe “Roof 66/Fetish, Food & Meu”.

Sa i përketë menusë kjo ofertë quhet “një performancë artistike e dekorimit dhe servirjes së sushit nga trupi”.

Mësohet se kjo menu special ofrohet vetëm dy herë në ditë për një orë e gjysmë dhe kushton nga 3600 kuna (479 euro) deri në 7500 kuna (998 euro) në varësi të numrit të të ftuarve në restorante.

Servirja e sushit në trupin lakuriq të një femre aplikohet prej kohësh në Japoni dhe njihet si Nyotaimori, siç duket edhe restorantet në Kroaci kanë zgjedhur ta huazojnë këtë formë servirjeje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd