Transmetuar më 06-08-2021, 20:33

Strategjitë e vaksinimit të të gjitha vendeve që synojnë imunitetin e tufës mund të minohen nga përhapja e shpejtë e variantit Delta.

Në këtë përfundim ka dalë CDC, qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infective e pas nëj studimi që ndërrmor tek banorët e Masachuset e ku 74% e te vaksinuarve rezultuan të infektuar me variant Delta.

Më serioze duket gjetja tjetër e këtij studimi që pothuajse të gjithë të infektuarit rezultuan me të njëjtën sasi ngarkese virale në hundët e tyre sa edhe ata që nuk ishin të vaksinuar dhe mund ta përhapnin shumë kollaj tek njerëzit e tjerë.

Pra infeksioni zhvillohej njësoj si tek të vaksinuarit ashtu edhe tek të pavaksinuarit, çka do të thotë se vaksinimi ndonëse na mbron nga format e rënda mund të mos e frenojë dot përhapjen.

Kjo situatë risolli sërish në tryezë rekomandimin e mbajtjes së maskës edhe nga ana e të vaksinuarve, të cilët e shihnin veten deri dje si të shëndetshëm në mesin e kësaj pandemie.

Në vendin tonë maska është e detyrueshme për të dyja palët në ambientet e brëndëshme, por njerëzit që e mbajnë atë numërohen më gishtat e dorës.

Ky studim rikonfirmoi se vaksinimi tani ka të bëjë vetëm me mbrojtjen nga sëmundjet serioze dhe nuk ndal infektimet. Ndërsa studimi ka lajmin e keq se asnjë vaksinë nuk mbron nga infektimi, ka edhe një lajm të mirë: Asnjë person i vaksinuar nuk ka humbur jetën pas infektimit.

OBSH insiston që të rritet numri i të vaksinuarve në mënyrë që të dobësohet virusi dhe të mos i jepet kohë për të pësuar mutacione të tjera që sipas ekspertëve pritet të jenë më agresive.

Delta, për nga shpejtësia e perhapjes ngjason me atë të lisë së dhenve,  ndërsa nga të infektuarit e vaksinuar nuk janë regjistruar vdekje.