Transmetuar më 23-02-2021, 18:02

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Sot është hapur edhe pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me COVID19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime anti Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime antivCOVID.

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3998 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

COVID-19 – Statistika (23 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1021

Të shëruar në 24 orë 1085

Të shtruar në spitale 648

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 3998

Testime totale 447,746

Raste pozitive 102,306

Raste të shëruara 65,403

Raste Aktive 35,207

Humbje jete 1,696

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22,051

Fier 2793

Durrës 1787

Vlorë 1778

Shkodër 1410

Elbasan 918

Lezhë 824

Berat 1028

Korçë 951

Gjirokastër 939

Dibër 353

Kukës 375

/a.m/NOA.al

(Foto ilustrim nga spitalet Covid)