Transmetuar më 21-02-2021, 17:16

Vijon të jetë e rëndë situata e koronavirusit në Shqipëri, edhe në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4 mijë e 13 testime, kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 184 raste.

482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.

Edhe numri i humbjeve të jetëve në spitale mbetet i lartë, me 13 në 24 orët e fundit.

8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja,  të moshave 48-81 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14  pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID. /k.k/noa.al/