Transmetuar më 19-01-2021, 14:50

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkon të zgjasë masat e rrepta të bllokimit deri më 15 shkurt, me qëllim paradalimin e infeksioneve të reja të koronavirusit.

Merkel duhet të zhvillojë një takim me guvernatorët e shteteve federale në Gjermani, për diskutimin e zgjatjes së masës aktuale të izolimit.

Sipas asaj që pritet  dhe paralajmërohet nga mediat e huaja, shumica e dyqaneve dhe shkollave jo-prioritare do te qëndrojnë ë mbyllura. Por nuk përjashtohet edhe futja e kufizimeve të reja.

Kufijtë do të mbeten të mbyllura për shtetasit jashtë BE-së.

Kancelarja dhe anëtarët e tjerë të qeverisë kanë paralajmëruar tashmë se masat mund të zgjaten, në një afat tjetër, pas janarit për shkak të situatës aspak premtuese të epideminë në vend.

/a.m/NOA.al