Transmetuar më 18-01-2021, 15:18

Në Kosovë, autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një  74-vjeçar që është nga komuna e Ferizajt.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike, njofton se janë shënuar edhe 267 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.377 rasteve të dyshimta.

Të hënën është konstatuar se nga sëmundja janë shëruar edhe 163 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.275.

Rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë shënuar me 13 mars të vitit 2020. Që atëherë janë regjistruar 56.118 persona të infektuar. Prej tyre, 1.411 kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 49.432 pacientë. /e.a/noa/al/