Transmetuar më 16-01-2021, 18:59

Më shumë se 650.000 punonjës shëndetësorë në Turqi kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vetëm dy ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend.

Turqia e nisi të enjten një tjetër fushatë vaksinimi, këtë radhë me vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga kompania kineze Sinovac Biotech. Injektimi u bë tek stafi i kujdesit shëndetësor.

Grupi i parë me 3 milionë doza të vaksinës kineze mbërriti në Turqi më 30 dhjetor.

Dy doza të vaksinës do të jepen me 28 ditë diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muajt e parë pas shërimit të tyre.

Turqia ka zbatuar orë policore në mbrëmje gjatë ditëve të punës dhe gjatë gjithë fundjavave që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit.

Këtë javë presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gradualisht pasi rastet me COVID-19 kanë shënuar rënie në kohët e fundit.