Transmetuar më 05-01-2021, 15:43

Një bombolë gazi shpërtheu në një lokal në Ferizaj, duke lënduar rreth 31 personat që ndodheshin brenda.

Nga shpërthimi i fuqishëm raportohet se dy persona janë plagosur më rëndë. Mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë.

Shpërthimi ka ndodhur në “Village” të Ferizaj.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen policia, zjarrfikësit dhe mjekët.

Policia ka konfirmuar rastin , mirëpo ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat sesi ndodhi shpërthimi, teksa ngjarja e rëndë po hetohet nga autoritetet./a.m/NOA.al