Transmetuar më 02-01-2021, 14:03

Zllatan Ibrahimoviç pas 5 vitesh mungesë mund të rikthehet të luajë me kombëtaren e Suedisë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja italiane, “Gazzetta dello sport”, mes sulmuesit të Milanit dhe trajnerit Janne Andersson, është vendosur paqja pas polemikave të kohëve të fundit. Madje ata të dy kanë darkuar bashkë nëntorin e kaluar.

“Nëse Zllatan hap derën për t’u rikthyer në kombëtare, do të flasim. Ajo që thamë ne atë darkë mbetet mes nesh”, – tha trajneri Andersson, që lë kështu të hapur mundësinë që gjiganti 39-vjeçar të rikthehet në kombëtare dhe të luajë në Europianin që do të zhvillohet këtë verë (ai i vitit 2020 u vendos të shtyhet për shkak të pandemisë).

Duket se trajneri është i kënaqur nga forma e mrekullueshme sulmuesit me origjinë sllave, që duket se ka rilindur pas rikthimit në Serinë A.

Prania e tij do të ishte një plus i madh për Suedinë, e cila mund të rigjejë liderin dhe një kampion të etur në fushë për gola dhe trofe. /e.a/noa.al/

Foto: Google