Transmetuar më 27-12-2020, 15:53

Familja Bytyqi nga Suhareka, është tronditur në ditët e fundit, pasi dy anëtarët e familjes, vëllezërit, Nurish dhe Hysen Bytyqi kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premten, kurse Nurish Bytyqi ka vdekur sot. Të dy ishin të infektuar me koronavirus.

Dy vëllezërit ishin të njohur me bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me art, kurse tjetri me hotelieri. Në 24 orët e fundit, Kosova ka raportuar 215 raste të reja me koronavirus dhe 4 të vdekur.