Transmetuar më 02-12-2020, 13:43

Në një takim, Ministri bullgar i Shëndetësisë Kostadin Angellov, kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar, Vencisllav Mutafçijski dhe kryeinspektori i shëndetësisë, Angell Kunçev paraqitën planin kombëtar të Bullgarisë për gatishmëri në rast pandemie, të miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Plani ka karakter të përgjithshëm dhe do të jetë i vlefshëm për të gjitha pandemitë e mundshme. "Ai jep drejtimet kryesore për ndërprerjen e procesit epidemik, furnizimin me vaksina, funksionimin normal të shtetit, si dhe mesazhet, të cilat do t’i drejtohen popullsisë", –  tha Kunçev.

Ministri Angellov ripohoi se vaksinat për bullgarët janë të njëjtat, të cilat do t’i marrin edhe vendet e tjera anëtare të BE-së.

Të gjithë shtetasit bullgarë do të vaksinohen falas dhe sipas dëshirës së tyre.

Deri në të enjten do të krijohet një Plan Kombëtar i Vaksinimit, i cili do të prezantohet në mbledhjen tjetër të qeverisë bullgare.

Pritet që vaksinat e para në Bullgari të vijnë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit tjetër.

Deri në fund të javës do të sigurohen 4 frigoriferë për furnizimin e parë të vaksinës së “Pfizer”.

Koordinator i Planit Kombëtar të Vaksinimit u zgjodh drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Bullgar, Krasimir Gigov.