Transmetuar më 30-11-2020, 20:36

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:15,  në rrugën Gurrakoc-Istog.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Rreth orës 17:15 në rrugën Gurrakoc-Istog ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, por sipas ekipit mjekësor janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”./noa.al/