Transmetuar më 28-11-2020, 12:19

Shqiptarët nuk gjejnë paqe as në Ditën e Pavarësisë.

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar paraditen e sotme në Mushan, qendra Administative Dajç, në Shkodër.

Raportohet për një vrasje me armë zjarri.

Mësohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi, Ridvan Ramazani (Hyseni), 46 vjeç.

Nuk dihen rrethanat dhe motivi i ngjarjes së rëndë. Paraprakisht nga hetimet e para mësohet si i ndjeri kishte konflikte me grupin e Mir Koçisë.

Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje. Pritet zbardhja e krimit të rëndë nga organet kompetente.

(Fotot nga vendi i ngjarjes, pas krimit). /a.m/NOA.al