Transmetuar më 28-11-2020, 11:50

Zbardhet identiteti i shqiptarit, që u ekzekutua të premten në mbrëmje, në Bruksel.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Ardit Spahiu, nga Elbasani.

Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar për vrasjen e Gëzim Allikaj, në vitin 2010. 38-vjeçari që mbeti i vrarë mësohet se është edhe kunati i Erjon Alibej.

Nuk dihet sesi ai i ka shpëtuar qelisë, ndërkohë që ndonjë hakmarrje e mundshme mbi të kaluarën e tij mbetet aktualisht pista kryesore e hetimit.

Sipas mediave belge, ngjarja ndodhi pranë Bulevardit “Louis Mettewie” në “Molenbeek-Saint-Jean”.

Nga të shtënat shqiptari,38-vjeçari vdiq në vend, – tha pas ngjarjes zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Sarah Durant.

Sipas informacioneve paraprake që dhanë mediat lokale, i ndjeri ishte një shqiptar i paligjshëm dhe u ekzekutua në rrugë. Tetë plumba i shkaktuan vdekjen e menjëhershme./a.m/NOA.al