Transmetuar më 27-11-2020, 09:48

Ky është 22-vjeçari Elidon Basha, i cili dyshohet se u vra aksidentalisht sipas policisë, nga shoku i tij Klodian Kola në Bulqizë.

Dy miqtë kishin dalë për gjah mbrëmjen e djeshme, por në një moment Kola dyshohet se ka qëlluar pa dashje me armën e gjahut drejt Bashës.

I riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk arriti të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

Nga ana tjetër autori i dyshuar i kësaj ngjarje, është shoqëruar nga policia ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. /e.a/noa.al/