Transmetuar më 10-11-2020, 18:59

Pulat që rriten në Bresse të Francës janë më të shtrenjtat në botë. 1 kilogram mish prej tyre kushton rreth 40 euro.

Një pronar restoranti në zonë rrit pula të tilla, mishi i të cilave ndryshon shumë nga pulat e tjera të zakonshme.

Sekreti fshihet tek ushqimi.

Fama e pulës u përhap në shekullin e 19, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe.

Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj.

Përzierja e ushqimit është shumë specifike: 700 kilogramë misër, 300 kilogramë grurë dhe 70% qumësht i tharë. Ushqimi është qëllimisht i ulët me proteina në mënyrë që pulat të kërkojnë për insekte, krimba apo kërmij, si edhe bar për dietën e tyre.

Ferma i blen zogjtë nga një qendër seleksionimi që garanton pastërtinë e racës. Zogjtë kushtojnë nga 2.4 dollarë secili, ndryshe nga racat e tjera që mund të blihen për 35 cent copa.

Shumica e pulave Bresse therren kur arrijnë moshën 4 muajshe, ndërsa klloçkat lejohet të jetojnë edhe një muaj më gjatë. /k.k/noa.al/