Transmetuar më 31-10-2020, 10:15

Pas situatës së krijuar së fundmi me rritjen e numrit të të prekurve në vend është hapur mëngjesin e sotëm spitali COVID-3, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër, ndërsa mësohet se përmban 150 shtretër.

Ditën e djeshme, nga raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë, 301 pacientë ndodhen të shtruar në dy spitalet e para COVID. /NOA/