Transmetuar më 26-10-2020, 18:19

Një fushatë e çuditshme po mbahet në rajonin e Lombardisë në Itali, e cila quhet "Dilema Covid" dhe paraqet pesë pyetje provokuese për të gjithë qytetarët, duke i nxitur ata të respektojnë ato masa, nga distancimi te maska, të cilat për momentin janë armët e vetme kundër virusit.

Ndër pyetjet lexohet: “Të veshësh një maskë apo një aparat respirator? Shmangni vendet e mbushura me njerëz”.

Të veshësh një maskë apo një aparat respirator, është një nga pyetjet pjesë e fushatës së re të ndërgjegjësimit në rajonin e Lombardisë. Një seri pyetjesh provokuese dhe "në kufi" për t’i vendosur të gjithë qytetarët lombardë përpara asaj që quhet "dilema Covid".

Pesë pyetje u parashtrohen qytetarëve përmes fushatës, të cilat do të përcillen përmes billbordeve, reklamave televizive dhe në internet në ditët në vijim në të gjithë rajonin e Lombardisë dhe më gjerë.

Përveç asaj për aparate për frymëmarrje, mund të lexoni: "Lani duart shpesh”, "Jini negativ ose mohues?", dhe së fundmi "Shmang vendet e mbingarkuara”.

Të gjitha pyetjet pastaj përfundojnë me parullën, gjithmonë e njëjtë: "Zgjedhja është e juaja, por pasojat na prekin të gjithëve. Na ndihmoni të kontrollojmë përhapjen e Coronavirusit, para se të jetë tepër vonë".

Rajoni flet për një "fushatë të tonifikuar" e drejtpërdrejtë por jo akuzuese "që synon të gjitha objektivat, nga fëmijët tek të moshuarit, që synon shpërndarjen korrekte të informacionit të dobishëm tek qytetarët: pajtueshmëria me ato masa – distancimi shoqëror, higjiena e duarve dhe përdorimi korrekt i maskave për të mbuluar hundën dhe gojë – të cilat sot janë mënyra e vetme për të luftuar Covid-19.

“Dilema Covid", e cila imiton disi dokumentarin e shumë diskutuar "Dilema sociale", përqendrohet në marrëdhëniet që lidhin lirinë e individit dhe sjelljen e individëve ndaj komunitetit dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve.