Transmetuar më 26-10-2020, 12:49

Këtë javë do të hapet spitali COVID 3 dhe COVID 4.

Spitalet kanë një kapacitetet prej 150 shtretësh, ku siç ka njoftuar ministria e Shëndetësisë të gjithë mjekët janë trajnuar fillimisht.

"Spitalet e reja janë gati tashmë. Ne kemi rekrutuar stafet dhe ata janë në gatishmëri në këtë luftë për jetën”, – tha Rama.

Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh:

“Ne kemi shtuar kapacitetet. Janë shtuar shtretërit. Ka edhe një sasi të reaminacionit, nëse do të ketë nevojë. Kemi edhe infermier të trajnuar prej së paku 3 muajsh. Edhe mjekët janë trajnuar”.

Lidhur me hapjen e spitaleve, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Como tha se “është instaluar oksigjeni në çdo shtrat. Janë trajtuar burimet njerëzorë, mjekët dhe infermierët. Kemi mjek infeksionistë, reanimatorë dhe mjekë të specialiteteve të tjera”.

https://www.facebook.com/watch/?v=636007000415069

/NOA.al