Transmetuar më 25-10-2020, 12:51

Ka humbur jetën gruaja më e vjetër në Britaninë e Madhe. Joan Hocquard mbylli sytë në moshën 112-vjeçare.

Familjarët e saj thanë se ajo ndërroi jetë në një shtëpi që kujdeset për të moshuarit.

Nipi Reynolds tha se tezja e tij besonte se nuk kishte sekret për një jetë të gjatë dhe “shijoi gjalpë dhe krem dhe ajo përqeshi idenë e dietës“.

Zonja Hocquard kaloi jetën e saj të hershme në Kenia, ku babai ishte një oficer kolonial britanik.

Ajo shkoi në shkollë me konvikt në Sussex dhe më vonë punoi si kuzhiniere në një hotel në Gjenevë. /k.k/noa.al/