Transmetuar më 24-10-2020, 15:06

Drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSh-së tha se Wuhan-i mund të mos jetë vendi ku koronavirusi i ri kaloi nga kafshët te njerëzit, edhe pse vatrat e para të COVID-19 u raportuan aty.

Në këtë mënyrë OBSH i ka bërë një tjetër shërbim të çmuar Kinës duke rehabilituar vendin ku siç shprehen shkencëtarë kinezë, virusi Covid-19 dyshohet shumë se u prodhua në laboratorin e Wuhanit dhe ndonëse mbarë Kina nuk pati infektim masiv, përhapja ndodhi në të gjithë botën.

Dr. Michael Ryan theksoi gjithashtu se duhet të bëhen "studime epidemiologjike" për të kuptuar plotësisht lidhjet në mes të rasteve:

"Homologët kinezë kanë dhënë informacion mbi hetimet e tyre fillestare, për shembull rreth tregut të peshkut në Wuhan dhe testimit që është bërë atje. Ka zbrazëtira në peizazhin epidemiologjik dhe nevojitet një studim epidemiologjik shumë më i gjerë, prapavajtës, i rasteve dhe vatrave të para në Wuhan, si dhe që të kuptohen plotësisht lidhjet mes këtyre rasteve, me qëllim që pastaj të përcaktojmë se ku, në Wuhan apo gjetkë, u kapërcye pengesa mes llojeve kafshë-njeri."