Transmetuar më 09-10-2020, 11:10

Një vajzë 2 vjeç e gjysmë, u gjet e vdekur në veriperëndim të Pakistanit, një ditë pasi u rrëmbye, përdhunua dhe vra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë rurale në distriktin e Charsadda, në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, një zonë ku qysh nga nisja e këtij viti, janë sulmuar seksualisht 184 fëmijë, ku katër prej tyre janë vrarë.

Vogëlushja me emrin Zainab, ishte duke lozur jashtë shtëpisë, kur u rrëmbye nga persona të panjohur.

Babai denoncoi zhdukjen e së miturës të martën, ndërkohë që trupi i saj u gjet në një fushë larg shtëpisë së saj.

Ngjarja ka ngjallur revoltë të madhe në vend, duke nisur fushatat për drejtësi #drejtësi për Zainab. /a.y/noa.al