Transmetuar më 08-10-2020, 21:24

Ainsley Loudoun nisi të pinte që në moshë të re dhe besonte se “ishte normale” para se binte në një spirale të përditshme alkooli dhe drogash që e çonin në tentativa vetëvrasjeje e depresion.

Por ajo ka arritur të bëjë kthesë në jetën e saj.

Skocezja nga Kilmarnock, thotë se në jetën e mëparshme ishte në depresion që prej një moshe shumë të re dhe në moshën 14 vjeçare tentoi të vriste veten për herë të parë.

Por dy vjet më parë 28-vjeçarja mori vendimin për të ndryshuar jetën e saj, me ndihmën e programit të ndihmës ndaj të varurve nga droga ‘Cocaine Anonymous’ sipas një axhende me 12-faza.

Ainsley thotë për mediat lokale:

“Jetoja në errësirë të plotë që prej një moshë shumë të re. Mendoja se ishte normale që fëmijët të pijnë. Pirja e alkoolit vazhdoi dhe më pas erdhi kokaina. Jeta ime kishte marrë një spirale drejt fundit, deri në pikën ku besoja se nuk kishte më opsione të mbetura për mua.”