Transmetuar më 05-10-2020, 19:28

Një nuse ruse është rrahur për vdekje nga burri i saj, i ‘inatosur nga xhelozia’, në festën e tyre të dasmës.

Ajo besoi se mund të “zbuste” dhëndrin e dënuar për vrasje, pas zënkës në publik, por më pas u rrah dhe u vra barbarisht prej tij.

Stepan Dolgikh, 33 vjeç, është ndaluar nën dyshimin e rrahjes e gruas, Oksana Poludentseva, 36 vjeçe, që i shkaktoi edhe vdekjen në ditën e martesës, mgjarje e ndodhur në fshatin Siberian, Prokudskoye.

Nusja u njoh me Dolgikh ndërsa ai ishte në burg dhe besoi se ajo do ta ndihmonte për ta reformuar, ose që të rehabilitohej, – tha policia.

Dëshmitarët thanë se rrahja filloi kur dhëndri u bë ‘xheloz’ për një mysafir tjetër në festën e tyre të dasmës. Ai më pas filloi të pinte alkool në një ceremoninë private, në fshtatin e largët rus.

Pas arrestimit ai akuzoi në gjykatë gruan e tij të re për ‘sjellje të gabuar’.

Krye hetuesi Kirill Petrushin i tha agjencisë së lajmeve NGS: ‘Ai filloi ta grushtonte dhe ta shkelmonte atë jashtë shtëpisë.’

“Më pas ai vazhdoi ta sulmonte atë edhe brenda shtëpisë”.

“Ai e kapi për flokësh, e goditi, e nxori në rrugë, ku  gjithashtu vazhdoi t’i godiste trupin dhe kokën e saj.’

“Kur ajo u shfaq e pajetë ai e hodhi atë në një përrua pranë fshtatit”.

Mysafirë të tjerë thuhet se ishin shumë të frikësuar për të ndërhyrë, por ata tani kërkojnë që të ligji të zbatohet me rreptësinë më të madhe./NOA.al