Transmetuar më 03-10-2020, 14:23

Një harresë e “vogël” për 48 vite, dhe gjatë gjithë kësaj kohe dy libra për fëmijë nuk u kthyen në bibliotekën e cila i kishte dhënë në përdorim në vitin 1972.

Më në fund librat u kthyen në “shtëpi” bashkë me një letër ndjese.

Bëhet fjalë për një vëllim të librit “Treni Tomas” i ideuar nga W.V. Awdry në vitet ‘40-të dhe një libër që mësonte si të ngjyrosej, ata që nuk u kthyen në bibliotekën e Basingstoke, në kontenë angleze të Hampshire.

Bashkë me dy librat e kthyer në bibliotekë me postë, ishte edhe një letër ndjese me emrin “Andy”, shkruan noa.al.

Në letër përveç ndjesës për kthimin e vonë të librave jepej edhe shpjegimi, “I harruam pa dashje që ti kthenim librat në bibliotekë. Ishim fëmijë në vitin 1972. Ju lutem të pranoni ndjesën time për vonesën.

Përballë letrës së marrë, biblioteka vendosi që zoti Andy të mos paguajë asnjë gjobë për vonesën. /a.y/noa.al