Transmetuar më 03-10-2020, 12:28

Gjeti vdekjen në moshën 30-vjeçare, Lamu, një blogere e njohur në rrjetin social Douyin, versioni kinez TikTok.

Në 14 shtator ajo u sulmua nga ish-burri gjatë një lidhje live në rrjetet sociale. Burri u shfaq papritur në shtëpinë e saj, e leu me benzinë dhe i vuri zjarrin.

30-vjeçarja pësoi djegie në 90% të trupit dhe pas dy javësh gjeti vdekjen më 30 shtator.

Lamu ishte nënë e dy fëmijëve, 3 dhe 12 vjeç. Ajo ishte shumë e dashur në rrjetin social Douyin.

Bazuar në deklarimet e kunatit të viktimës, kjo nuk është hera e parë që Lamu sulmohej nga ish-bashkëshorti, aq sa në muajin maj kishte vendosur që të divorcohjej.

Por ai e kishte kërcënuar se do vriste një nga fëmijët e tyre, duke i kërkuar që të ktheheshin bashkë. /a.y/noa.al