Transmetuar më 30-09-2020, 13:59

Presidenti Ilir Meta citon fjalët e shkrimtarit Faik Konica, për të kërkuar që palët politike të heqin dorë nga vonesat dhe alibitë.

“Mjaft me vonesa dhe alibi që vrasin të ardhmen europiane të Shqipërisë! Koha për të kapur trenin e fundit është tani!”, shkruan kreu i shtetit.

Gjithçka teksa ndan një fotografi të Konicës ku shkruhet, “Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku”.

Ky mesazh vjen teksa palët politike nuk po gjejnë dakordësinë për ndryshimet në kodin zgjedhor, mes tyre për hapjen e listave. /a.y/noa.al