Transmetuar më 30-09-2020, 12:58

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga një fasoneri në Vorë se deklarata Kryeministrit Edi Rama një ditë më parë kur e quajti kreun e opozitës “shalqin me provë”, është reagimi i njeriu të papërgjegjshëm që refuzon të pranojë realitetin.

Ai tha se nuk është koha për tu fshehur pas batutave dhe sjelljeve prej palaçoje.

Lideri i opozitës deklaroi se plani i prezantuar këtë javë nuk është plani elektoral por është plani për 6 muajt e fundit të kësaj qeverie.

“Sepse për fat të keq këto 6 muaj ende drejton një Kryeministër palaço që vetëm shan po nuk e fsheh dot të vërtetën. Në vend që të ndihmojë njerëzit, vazhdon të bëjë palaçon. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot. Taksat të shkojnë për të ndihmuar biznesin dhe shqiptarët. Sot dhe dite për ditë nuk do lodhem se përsërituri që nuk ka kohe për sharlatanizma por për të marrë përgjegjësi sepse vendi është në krize dhe tryezat e shqiptarëve janë bosh. Sa do të shajë, të vërtetën nuk e fsheh dot!”, u shpreh Basha. /a.y/noa.al

Planet e rimëkëmbjes, Rama për Bashën: Është shalqin me provë! Si Sudja dhe Vehbiu

#LIVE – Komunikim me median pas takimit në një biznes fason në Vorë

#LIVE – Komunikim me median pas takimit në një biznes fason në Vorë

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 30 septembre 2020