Transmetuar më 30-09-2020, 11:50

Test për bombë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Autoritetet e Aviacionit Civil, po bëjnë testime për të provuar gatishmërinë në rast alarmi për eksploziv në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza".

Kjo ka bërë që të evakuohen punonjësit dhe për disa momente të krijohet kaos.

Fillimisht u fol për alarm real, por më tej u saktësua se bëhet fjalë për manovra testimi.