Transmetuar më 30-09-2020, 10:10

“Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina”.

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta, i cili shprehet i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, sipas tij, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

“Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane”, shkruan Presidenti.

Ai shton se bashkëndan plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin Edmond Budina se:

“Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë. Të protestosht me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: Protesta është qytetari! Mos harroni të protestoni për të drejtat tuaja!” /a.y/noa.al

Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 30 septembre 2020