Transmetuar më 26-09-2020, 17:37

Një dietë speciale që nëse mbahet për 15 ditë mund të humbasësh 15 kilogramë nga pesha trupore.

Dhe si çdo dietë, ajo duhet mbajtur me rregull madje edhe gjatë fundjavave kur zgjedhja është e juaja, mjaft që mos e teproni, ashtu siç duhet të bëni edhe pas 15 ditëve të kësaj diete.

Ne ju rekomandojmë fort që të këshilloheni me një mjek nutricionist apo mjek tjetër që ju kontaktoni duke e informuar për këtë dietë.

E hënë

Mëngjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër, jo banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.

Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos

Darka: 2 domate ose 2 dcl pire nga domatet, 2 vezë të ziera, 1/2 kg sallatë të gjelbër ose trangull, 2 rriska bukë të thekur

E martë

Mëngjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër, jo banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer

Dreka: 1 portokall, 1 vezë, 1 kos, 2 rriska bukë të thekur

Darka: 125 gr mish të bluar gjedhi, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë çaj ose kafe.

E mërkurë

Mëngjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër, jo banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.

Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos, 1 sallatë jeshile.

Darka: 125 gr mish të bluar, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1gotë kafe ose çaj.

E enjte

Mëngjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër, jo banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.

Dreka: 125 gr djathë të freskët të lopës me pak yndyrë, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.

Darka: 125 gr mish të bluar, 2 domate, 1 mollë, 1 rriskë bukë të thekur.

E premte

Mëngjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër,jo banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer

Dreka: 200 gr mish të zier ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.

Darka: 500 gr perime të ziera (karota, bizele, patate), 1 vezë, 1 domate.

Gjatë fundjavës hani në mënyrë normale