Transmetuar më 25-09-2020, 18:33

Ish-aktorja e njohur në filmin “Brookside”, Anna Norbury, është ndarë nga jeta në moshën 26 vjeçe.

E ëma e saj në mesazhin prekës vuri theksin te “humanizmi i saj i bukur dhe i pafajshëm”, pasi roli i saj pionier ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit për njerëzit me ‘Sindromën Down’.

E ëma e saj, Maria, shkroi: “Ajo do të mbahet mend për ngrohtësinë e saj, zgjuarsinë, qetësinë, çiltërsinë, e mbi të gjitha për njerëzimin e saj të bukur e të pafajshëm”.

Gjithashtu Anna luajti vitin e kaluar në një dokumentar të titulluar “Home Free” që në fokus kishte personat e skeptrit autik.

Edhe ish-bashkë-ylli i ‘Brookside’, Michael Starke dhe tezja e Anna-s Katharine, Norbury ndanë një homazh prekës për aktoren.

Anna Norbury u bë një fytyrë e njohur në Brookside në vitet 1990 dhe më vonë u shfaq në dokumentarin e Channel 4, “Home Free”.

‘Buzëqeshja e saj shkëlqeu si një dritë e ndritshme për botën e të gjithëve atyre, që patën fatin ta takonin. Humbja është më e madhe nga sa mund të gjejmë fjalët për ta përshkruar”, – tha ish-bashkë-ylli, Michael Starke, teksa shkroi në Twitter: Sot ne i themi lamtumirë Anna Norbury.

“Ajo ishte një nga pjesëtarët e rinj të aktorëve më të çmuar dhe më të bukur. Dashuri dhe forcë për familjen e saj të mrekullueshme.”

/NOA.al