Transmetuar më 23-09-2020, 18:15

"Djali im 14-vjeçar do të ishte akoma gjallë nëse shkolla nuk do të ishte mbyllur gjatë izolimit."

Kjo është dëshmia e tmerrshme e Tracey Tyler, 40-vjeçe, një infermiere nga Bedworth (Angli).

Më 25 maj, gruaja e kaloi natën në punë, në spital, për shkak të një ndërrimi të papritur të turnit, për shkak të urgjencës Covid.

Rrugës për në shtëpi ajo gjeti djalin e saj Sam, të pajetë.

14-vjeçari bëri vetëvrasje duke u varur në dhomën e tij.

Një histori tronditëse, të cilën Tracey gjen forcën ta tregojë 4 muaj më vonë, për të sensibilizuar prindërit e tjerë, që të mos gjenden në një situatë të ngjashme.

Gruaja, nënë e tre fëmijëve, i nxit prindërit të "bëjnë edhe pyetje të turpshme" pasi beson se "një bisedë pesë minutëshe mund të shpëtojë jetën e fëmijëve të tyre", – sipas tabloidit britanik ‘Mirror’.

Tracey shpreson që Kryeministri Boris Johnson nuk do të krijojë një bllokim tjetër, sepse "fëmijët po e vuajnë më shumë këtë situatë".

Për vdekjen e djalit të saj, Tracey tregon:

“Sam kishte gjithçka. Nuk e kam menduar kurrë. Të përballem me faktin që djali im zgjodhi t’i jepte fund jetës, pa na lënë asnjë shpjegim, është e vështirë”.

“Nuk kishte asnjë shenjë apo asgjë. Zemra ime është thyer. Po ta kisha pyetur, mendoj se do të më kishte thënë. Mendova se edhe humorin e kishte, për shkak të moshës së tij”.

“Askush nuk dëshiron ta pyesë. Ishtë një temë tabu”.

“Askush nuk dëshiron të flasë me fëmijën e tij, për shkaqe të tilla. Një bisedë e pakëndshme pesë minutëshe mund të shpëtojë jetën e një adoleshenti. Do të doja ta kisha bërë me Sam”.

“Kur dola për të punuar, ai ishte te kompjuteri me kufje të ndezura”.

“Ishte duke qeshur dhe duke bërë shaka, duke bërë plane me miqtë e tij për fundin e bllokimit. Ai thjesht tha "do të kthehem për dy sekonda", dhe kurrë nuk u kthye në internet. Mendoj se po të shkonte në shkollë, si zakonisht, vetëvrasja e tij nuk do të kishte ndodhur. E vetmja gjë që ndryshoi ishte se ai qëndroi tërë natën duke luajtur, dhe fjeti gjithë ditën, si të gjithë fëmijët”, – theksoi e ëma e adoleshentit./NOA.al