Transmetuar më 22-09-2020, 12:11

Qysh në fëmijëri, kemi dëgjuar nga dentistët dhe prindërit se larja e shpeshtë e dhëmbëve është thelbësore nëse doni një buzëqeshje të bardhë dhe të mos i keni dhëmbët e verdhë. Megjithatë, duke folur mbi tre shkaqet e zakonshme të dhëmbëve të verdhë, dentistja kozmetike nga California, SHBA, Joyce Kahng, bën që të reflektohet lidhur me zakonet e higjienës orale.

Megjithëse dy arsyet e para janë disi të vetë-shpjegueshme grumbullimi i pllakave dhe njollat ​​e kafesë dhe/ ose ushqimit), e treta do të befasojë shumë njerëz.

Larja shumë e fortë, thotë Kahng, është një prej arsyeve kryesore që i bën dhëmbët e verdhë.

Eliminimi i smaltit– Kahng thotë se larja e fortë ose shumë shpesh mund të heqë smaltin e dhëmbit, duke e bërë atë të duket më i verdhë. Kur kjo të ndodhë, shtresa e dytë e dhëmbit, e quajtur shtresa e dentinës, ekspozohet. Dentina është një ind i gjallë me tuba. Këto tuba janë të lidhur me nervat e dhëmbëve dhe kur nuk mbrohen nga smalti, ato bëhen më të ndjeshme ndaj ushqimeve dhe pijeve të ftohta, acidike ose me sheqer. Për më tepër, ajo është më e verdhë sesa smalti.

Shkakton rënie të mishrave të dhëmbëve– Arsyeja tjetër pse larja e shumtë ose shumë shpesh e mund të shkaktojë zverdhjen e dhëmbëve është rënia e mishit të dhëmbëve. Shtresa e vogël dhe e hollë e indit të mishit të dhëmbëve që mbulon bazën e dhëmbit quhet vija e mishit të dhëmbëve. Duke e pastruar vazhdimisht, veçanërisht nëse furça e dhëmbëve ka fije të forta najloni, mishi do të fillojë të shqyhet dhe të ekspozojë rrënjën e dhëmbit. Kjo pjesë e rrënjës së dhëmbit është gjithashtu më e verdhë dhe e ngjashme me shtresën e dentinës.

Sa shpesh duhet ti lani dhëmbët- Si delikatesa ashtu edhe cilësia e fijeve të furçës së dhëmbëve janë të rëndësishme, por zakonisht rekomandohet të lahen për dy minuta, dy herë në ditë. Produkte të tjera natyrale për zbardhjen e dhëmbëve gjithashtu mund të ndihmojnë. Shpesh zverdhja e dhëmbëve është rezultat i një ndryshimi të ngjyrës së jashtme. Kjo ndodh për shkak të akumulimit të gurit dhe pllakave, si dhe ngjyrosjes prej ushqimit dhe pijeve, shkruan noa.al.

Nëse zverdhja nuk zhduket me pastrimin e dhëmbëve, kjo mund të jetë një shenjë e rënies së mishrave të dhëmbëve ose prishjes së dhëmbëve për shkak të të ashtuquajturës “pastrim i tepërt”. Në këtë pikë është mirë të konsultoheni me dentistin tuaj. /a.y/noa.al